I zgjedhuri i LDK-së për postin e kryeministrit, Avdullah Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të finalizohet koalicioni i LDK-së me AAK, Nisma dhe Listën Serbe.
“Besoj që nesër do të përmbyllim marrëveshjen dhe do të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Në disa prej partive të koalicionit jemi duke i finalizuar edhe me emra të ministrave, por edhe me parimet e qeverisjes, sepse kjo për mua është esenciale.” ka thënë Hoti, transmeton Gazeta Express.
Ai gjithashtu tha se edhe AKR do të jetë pjesë e koalicionit, derisa hapi i ardhshëm pas zyrtarizimit të koalicionit do të jetë dërgimi i shkresës për presidentin për t’i treguar se kanë shumicën e duhur për formimin e qeverisë së re.