Qeveria në detyrë e Kosovës do të diskutoj nesër për formimin e Fondit Emergjent për të ndihmuar të dëmtuarit nga vërshimet pas reshjeve të borës dhe shiut.
Përmes një takimi virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, Hoti ka theksuar se duhet të formohen sa më shpejt komisionet komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet.
“E bëra të qartë se, dëmet të cilat janë shkaktuar në infrastrukturën publike dhe në tokat bujqësore, do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive të linjës. Ndërsa Fondi Emergjent, do të ketë prioritet sanimin e dëmeve në ekonomitë familjare, me prioritet familjet me gjendje më të rëndë socio- ekonomike”, ka njoftuar Hoti.