Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e dërgon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Vendimi i Kushtetueses u bë publik. Unë e pranoj plotësisht dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim,” ka thënë Hoti gjatë një konference për media.

Ai ka saktësuar se qeveria që tani drejton do të “mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.

Tutje, ai bëri thirrje që të mos shpërbëhet Kuvendi pa u votuar buxheti.

“Përpara kemi punë të rëndësishme edhe buxhetin. Bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërbëhet pa u votuar buxheti për vitin 2021. Një pjesë e buxhetit bazohet në disa marrëveshje ndërkombëtare. Prej që Kuvendi të miratojë buxhetin dhe këto marrëveshje ndërkombëtare,” tha Hoti, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *