Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të shtunën se askush nuk duhet të harroj apo të mohoj masakrën e bërë nga ushtria serbe në Reçak të vitit 1999.
“Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe qëndrueshmërisë”, tha Hovenier në një ceremoni përkujtimore të masakrës së Reçakut në komunën e Shtimes.
“Më lejoni të jem i qartë për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të vërtetës. Siç ka thënë presidenti (Bill) Clinton atëherë, e që e vërtetojmë sërish tani; ‘Ishte një akt i vrasjeve të qëllimshme vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës’. Mohimi i këtyre ngjarjeve dhe lartësimi i krimeve të luftës, çnderon kujtimin e të vdekurve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe e kthen këtë rajon prapa në përpjekjet drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë euroatlantik”, tha ambasadori Hovenier, transmeton VOA.
Masakra e Reçakut në vitin 1999, shënoi fillimin e një procesi diplomatik për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, e cila u përmbyll më ndërhyrjen e NATO-s.
Lexo më shumë këtu