Vlera e importit të mallrave serbe në Kosovë gjatë vitit 2021 ka rënë për afër 37 për qind krahasuar me katër vite më parë, kanë treguar të dhënat e Doganave të Kosovës.
Sipas llogaritjeve, gjatë vitit të kaluar importi nga Serbia ishte 305 milionë euro, derisa kjo arritu një rënie mbi 30 për qind në krahasim me vitin 2017 kur vlera ishte 450 milionë euro.
Për gati dy dekada deri në vitin 2018, Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës. Gjatë një dite, ky shtet ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion eurosh. Shumica e eksporteve kanë qenë nga industria ushqimore dhe ndërtimore.
Afaristë dhe qytetarë që kanë folur për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se pas aplikimit të taksës 100% për produktet e Serbisë dhe pastaj masës së reciprocitetit, ata nuk u janë rikthyer mallrave serbe.
Nga zinxhiri i dyqaneve ushqimore në Kosovë “Viva Fresh” kanë konfirmuar se qysh pas vendosjes së taksës, “ka pasur ulje të konsumit të produkteve me origjinë nga Serbia” dhe rritje të konsumit të produkteve të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera, si: Maqedonia e Veriut apo Turqia.
Lexo më shumë këtu