Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizoi tryezën me temën “Varfëria energjetike dhe tranzicioni i drejtë në Kosovë”.Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në INDEP ka theksuar se këto rekomandime do të jenë shtesë për të avokuar këto politika në të ardhmen, raporton Ekonomia Online“Për neve këto rekomandime do të jetë shtesë për të avokuar këto politika për vitet që vijnë. Është hera e parë që merremi me energji elektrike. Si shoqëri civile kemi pozicion më të mirë me i zënë politikën në fushatë”, ka thënë Ejupi.Naim Bujupi, hulumtues i lartë në INDEP ka thënë se varfëria e energjisë është një problem i vazhdueshëm në të gjithë Evropën, e sidomos në Kosovë.Sipas statistikave, Bujupi ka theksuar se në vitin 2022 mbi 41 milionë njerëz në BE janë në varfëri të energjisë, ndërsa 7 % kanë borxhe të faturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *