Të paktën 174 persona humbën jetën gjatë një rrëmujë në një stadium futbolli në Javan Lindore në Indonezi, mbrëmjen e së shtunës. 180 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shefi i policisë së Javas Lindore, Nico Afinta, u tha gazetarëve se dy pjesëtarë të të forcave të policisë janë në mesin e viktimave, shumica e të cilëve u shtypën për vdekje, transmeton VOA.

Nico Afinta tha se ndeshja e ligës së parë të futbollit të Indonezisë përfundoi me fitoren e ekipit Persebaya ndaj ekipit Arema. Ai tha se mbështetësit e Aremas, të njohur si Aremania, të pakënaqur me rezultatin hynë në fushë për të ndjekur lojtarët dhe ekipin e Aremas.

Shefi i policisë tha se oficerët e tij “u përpoqën të bindin Aremanian të kthehej në tribuna, por u shpërfillën. Nuk e dimë pse turma u bë gjithnjë e më anarkike dhe më në fund sulmoi edhe policinë. Më në fund, policia hodhi gaz lotsjellës mbi turmën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *