Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova është kundërshtuar nga ish-komandanti i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, gjenerali Ben Hodges.
Hodges i ka reaguar propozimit të Donald Trump Jr., ku ky i fundit kishte shkruar në Twitter se “është koha t’i kthejmë në shtëpi” 650 ushtarët amerikanë që gjenden në Kosovë.
“Do të ishtë një gabim,” ka shkruar Hodges në Twitter.
“KFOR-i është spiranca e vetme e stabilitetit në rajon.”