Ajo do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, është emëruar Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, ka njoftuar të martën aleanca ushtarake, ndërkohë që shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka vlerësuar kontributin e Shekerinskas.

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinska si Zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO-n, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, ka deklaruar Rutte të martën.

Shekerinska ka një karrierë të gjatë në shërbimin shtetëror, përfshirë kontirbutin në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Ajo do të zëvendësojë gjermanin Boris Ruge, i cili ka mbajtur përkohësisht detyrën e zëvendëssekretarit pas tërheqjen se Mircea Geoanas për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale në Rumani.

Ajo do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Emërimi i Shekerinskas në këtë pozitë vjen në një moment kritik për sigurinë kontinentale ndërsa Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës, krahas tensioneve në Ballkanin Perëndimor.(Albanian Post)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *