Në konferencën e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokurorisë i është kërkuar që të caktoj një afat deri kur mund të zhvillohen hetimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në konferencën e tetë statusore, të akuzuarit nuk po marrin pjesë fizikisht në Dhomat e Specializuara, por po e ndjekin atë përmes video-lidhjes.
Gjatë konferencës, mbrojtja u ankua se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk po respekton afatet sa i përket nxjerrjes së materialeve, qoftë atyre provuese apo shfajësuese, transmeton REL.
Në fillim të konferencës, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe tha se pavarësisht se sot gjykata mori vendim për mbajtjen në paraburgim të klientit të tij, mbrojtja do ta apelojë vendimin. Por, për shkak të festave të fundvitit, ai kërkoi që të shtyhen afatet e apelimit.
“Nga gjykatat e mëparshme janë liruar serbë dhe shqiptarë, por nga kjo gjykatë jo”, tha Kehoe.
Lexo më shumë këtu