Gjenerali në pension, 61-vjeçari Petr Pavel, ka fituar të shtunën zgjedhjet presidenciale në Çeki.
Pavel, ish-shef i ushtrisë, kandidoi për herë të parë për postin e presidentit dhe zhvilloi një fushatë në mbështetje të fortë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe për ndihmën për Ukrainën.
Zoti Pavel, që bëri fushatë si i pavarur dhe kishte fitoi mbështetjen e qeverisë së qendrës së djathtë, përcolli një mesazh uniteti dhe qetësie kur foli në Pragë të shtunën, pasi rezultatet treguan se ai kishte fituar, transmeton VOA.
“Vlerat si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe modestia fituan,” u tha zoti Pavel mbështetësve dhe gazetarëve. “Jam i bindur se këto vlera ndahen nga një shumicë dërrmuese”.
Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Çeki, por kreu i shtetit zgjedh kryeministrat dhe krerët e bankave qendrore, ka një zë me peshë në politikën e jashtme dhe mund të nxisë qeverinë të ndjekë politika të caktuara.