Drejtori i KDI: “Tenderët e vendet e punës po shpërndahen për vëllezër, kunatat e fisin”.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas skandalit që vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, fitoi grant 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga premtimet që vëllezërit, kushërinjtë e fisi janë për dasma, sot kemi kaluar në një realitet ku tenderët vendet e punës shpërndahen për vëllezër, kunata dhe fisin.

Ai tutje ka thënë se premtimet për meritokraci janë shndërruar në nepotizëm të hapur.

“Nga premtimet se vellezerit, kusherinjte e fisi jane per dasma, sot kemi kaluar ne nje realitet ku tenderet e vendet e punes shperndahen per vellezerit, kunatat dhe fisin. Premtimet per meritokraci jane shnderruar ne nepotizem te hapur.” – ka shkruar ai.(nacionale.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *