Raketat izraelite kanë shkatërruar të shtunën një ndërtesë në Gaza brenda të cilës ishin zyret e mediumeve Al Jazeera dhe Associated Press.
Para se të kryhej sulmi, rreth një orë më herët, menaxheri i asaj ndërtesa ishte njoftuar për të larguar të gjithë personat nga ndërtesa. Deri tani, nuk është raportuar për të lënduar nga ky sulm.
Autoritetet izraelite e kanë arsyetuar këtë sulm duke thënë se ndërtesa ka ruajtur asete që i takonin grupit militant Hamas. Kjo është mohuar nga pronari i tokës ku gjendej ndërtesa, transmeton BBC.
Ndërkohë, në një sulm tjetër të Izraelit ndaj një kampi refugjatësh në Gaza kanë mbetur të vdekur së paku 10 persona, ndër ta tetë fëmijë.
Gjatë ditës së shtunë, i dërguari i SHBA-ve Hady Amr ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime me zyrtarët izraelit, ata palestinezë dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara.