Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka deklaruar se Izraeli ka kaluar vijat e kuqe dhe kështu mund të detyroj “secilin” të ndërmarrë veprime.
“Krimet e regjimit sionist i kanë kaluar vijat e kuqe, të cilat mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime. Uashingtoni na kërkon të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë të japin mbështetje të gjerë për Izraelin. SHBA i dërgoi mesazhe Boshtit të Rezistencës, por mori një përgjigje të qartë në fushën e betejës”, ka shkruar Raisi të dielën në rrjetin social X.
“Boshti i rezistencës” i referohet rrjetit të forcave në Lindjen e Mesme, të mbështetura nga Irani, pjesë e të cilit është edhe Hamasi.
Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar Iranin të qëndroj i papërfshirë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, duke kërkuar kështu të mos ketë përhapje regjionale të kësaj lufte.
.
.