Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëroi të hënën një “rrethim të plotë” të Gazë, pasi ushtria izraelite deklaroi se ka rimarrë kontrollin e territoreve në jug të vendit që u sulmuan nga pjesëtarët e Hamasit gjatë fundjavës.
Yoav Gallant tha se Izraeli do të ndaloj furnizimin me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant në enklavën palestineze. “Kam dhënë urdhër – Gaza do të jetë nën rrethim të plotë”, tha ministri izraelit. “Ne po luftojmë barbarët dhe do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat.”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të hënën ka paralajmëruar se vendi i tij do të përdorë “forcë të madhe” kundër Hamasit.
Numri i të vdekurve vazhdon të rritet në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës – me mbi 900 persona të vrarë, duke përfshirë 260 persona që u masakruan në një festival muzikor në pjesën jugore të Izraelit.
Në anën tjetër, nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë mbetur të vdekur mbi 600 persona.
.
.