Në paraqitjen e parë para mediave pas mbërritjes në Kosovë, ambasadori i ri amerikan Jeffrey Hovenier ka thënë se do të mbështes zhvillimin në sundimin e ligjit dhe në rrugën euroatlantike.
Gjatë ditës së hënë, ambasadori Hovenier është takuar me Presidentet e Kosovës Vjosa Osmani.
“SHBA-të janë partner dhe kjo do të vazhdoj, një gjë që dua të them se ne jemi miq, jemi në anën tuaj dhe ne do të punojmë me qeverinë tuaj, shoqërinë civile, me qytetarët që t’i çojmë përpara prioritetet,” ka thënë Hovenier, transmeton Klan Kosova.
Ambasadori tha se e ardhmja e vendit varet nga liderët e tij.
Ndërsa, Presidentja Osmani tha se ambasadori Hovenier është i afërt me Kosovën dhe kupton shumë mirë dinamikat e saj.
“Në këtë kapitull të ri të bashkëpunimit, shpresoj të forcojmë marrëdhëniet tona, por edhe të shtyjmë përpara në rajon e në rrafshin ndërkombëtar idealet e vlerat demokratike që ne besojmë bashkërisht” ka thënë Osmani.