Ish diplomati amerikan Edward P.Joseph ka deklaruar se Albin Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira nëse Grenell emërohet në ndonjë pozitë të lartë në politikën e jashtme
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2024/11/edward_joseph2-600x360-1.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbase do të kishte dashur ta ndryshonte qasjen e tij nën administratën e presidentit Joe Biden, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin John Hopkins në SHBA, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e mbajtura në SHBA më 5 nëntor.
Joseph shtoi se do Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira, veçanërisht nëse Richard Grenell, i cili ka qenë shumë kritik ndaj Kurtit, emërohet sekretar i Shtetit, apo në ndonjë pozitë tjetër të lartë në politikën e jashtme.