Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund të arrijnë përmes dialogut, në formën e tij aktuale, të bëjnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar profesori Edward P. Joseph.

“Arsyeja nuk është diçka kalimtare si politika e brendshme, por diçka më thelbësore: çekuilibrimi i levave të ndikimit midis dy palëve”, ka thënë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, nga kjo gjendje e mospasjes së një zgjidhje është vetëm Kosova ajo që penalizohet, dhe jo Serbia.

Joseph e sheh problematike politikën e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe e vë në dyshim nëse ai vërtetë dëshiron të arrij një zgjidhje për Kosovën përmes bisedimeve.

“Shikoni veprimet që ndërmerr Beogradi që ta mbajë Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht – duke vrapuar nga Irani në Surinami, në Greqi dhe deri në Afrikë…. dhe në forume ndërkombëtare siç është INTERPOL-i. I bën të gjitha këto për ta mbajtur Kosovën të izoluar dhe të dobët.”

Por, sipas Joseph, fushata e Serbisë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës tregon edhe dobësinë e pushtetit të qeverisë serbe.

“Zyrtarët serbë janë të shqetësuar për humbjen e levave mbi Kosovën, prandaj ata vrapojnë drejt këtyre shteteve, duke u përpjekur që të pengojnë vendimin për njohjen e Prishtinës.”

Në interveistën për REL, Josep tha se që të ketë një dialog të suksesshëm duhet të “zhbëhen” levat e Serbisë mbi Kosovën.

“Lëvizja e palëve drejt ekuilibrit është ajo që do të hapë derën për një zgjidhje të negociueshme që mbron sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës dhe mbron të drejtat e komunitetit serb të Kosovës.”

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *