E fejuara e Julian Assange ka thënë se ai ka pësuar sulm në tru derisa po pret me stres të madh vendimet për të ardhmen e tij.
Sipas Stella Moris, gjendja e themeluesit të WikiLeaks është “e tmerrshme” në kohën kur Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar po vendoste nëse ai duhet apo jo të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.
Dy ditë më parë, Gjykata vendosi se Assange mund të ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA.
Siç transmeton Independent, Moris ndihet e frikësuar se sulmi i vogël që ka pësuar partneri i saj mund të sjellë një sulm më të madh në shëndetin e Assange.
Assange po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në pjesën juglindore të Londrës.
SHBA-ja e akuzon Julian Assange me 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim të kompjuterit në lidhje me publikimet e mijëra dokumenteve diplomatike dhe ushtarake.