Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, ka lajmëruar dorëheqjen pas hetimeve për korrupsion dhe ryshfet.
Më herët gjatë javës, prokurorët në Austri njoftuan se kancelari dhe nëntë individë të tjerë po hetohen për ryshfet, derisa hetuesit u futën në zyrat e partisë së tij.
Hetimi nis prej vitit 2016 kur Kurz ishte ministër i Jashtëm dhe po kërkonte të zgjidhej lider i partisë.
Tabloidi “Oesterreich” që është në qendër të hetimit ka mohuar të ketë marrë para për reklama në këmbim të publikimit të sondazhit, transmeton Euronews Albania.
Hetuesit thonë se ka dyshime se prej 2016 deri në 2018 fonde të Ministrisë së Financave janë përdorur për të manipuluar sondazhe të publikuara në këtë gazetë.
Me lajmërimin për dorëheqjen, Kurz ka thënë se do të kaloj në parlamentin e vendit si lider i Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP). Vendin e tij të lëshuar do ta zë ministri i jashtëm Alexander Schallenberg.