Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe kështu mund të ketë peshë më të madhe në botë, ka deklaruar të shtunën Kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes, do të ishte e favorshme për të gjithë ne,” deklaroi ai.

Scholz u shpreh kështu gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin, transmeton VOA.  

Kancelari Scholz bëri gjithashtu thirrje për reforma në Bashkimin Evropian, për të cilat tha se do të ndihmonin për realizimin e zgjerimit dhe do të bënin të mundur një autonomi ushtarake të bllokut prej 27 vendesh.

Ai bëri thirrje për koordinim në furnizimin me armëve dhe pajisje dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *