Javën e ardhshme, Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takoj Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Të dy takimet do të zhvillohen në Berlin dhe liderët e vendeve nga Ballkani do të priten ndaras në takime, transmeton DW.
Në qendër të takimeve do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, ka thënë zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner.
Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz.