Gjermania shumë shpejt mund të nis dëbimin ‘në shkallë të madhe’ të emigrantve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.
Në një intervistë për Der Spiegel, Scholz ka thënë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të migrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet, transmeton REL.
Javën e kaluar, Scholz e ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili.
Në intervistën e së premtes, Scholz ka përsëritur se “shumë po vijnë”.
“Ne duhet t’i dëbojmë në shkallë të madhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani”, është cituar të ketë thënë ai, duke shtuar se dëbimi duhet të ndodhë “shpejt”.
.
.