Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është shkatërruar një laborator, në të cilin kultivoheshin substanca narkotike në Komunën e Zveçanit.
“Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serbë të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës”, ka deklaruar Sveçla, transmeton Klan Kosova.
“Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pa kompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cenojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Sveçla.