Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, mbrëmë solli një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR) për të siguruar stabilitetin në Kosovë.
Kjo njësi u dislokua në vend si përgjigje ndaj nevojës së misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme, transmeton ABCNews.
Njësia e rregullt e EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, është e stacionuar në Mitrovicë.
Kjo është hera e dytë që EULEX sjell një njësi të tillë në Kosovë pasi në mars të këtij viti erdhën një njësi prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca dhe të njëjtit u larguan nga Kosova më 18 korrik.