Të gjeturat e Institutit Demokratik të Kosovës përmes Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 kanë treguar se vazhdon të ketë stagnim në luftën kundër korrupsionit.
Në njoftimin e KDI theksohet se për të dytin vit radhazi, Kosova shënoi 36 pikë duke u renditur në pozitën e 104 së bashku me Shqipërinë, Algjerinë, Bregun e Fildishtë, El Salvador, Vietnamin dhe Tajlandën.
Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluar tregon se i gjithë rajoni po kalon nëpër një periudhë stagnimi dhe vetëm Shqipëria ka shënuar një rritje me 1 pikë krahasuar me vitin e kaluar.
Është shumë me rëndësi që të tregohet edhe mesatarja globale, që është 43 pikë e që Kosova është ende larg kësaj mesatare, ndërsa mesatarja e Evropës ku edhe pretendojmë të jemi pjesë është 66 pikë.