KEDS ka kërkur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të rritet çmimi i energjisë për 7 për qind.

ZRRE-ja aktualisht është duke shqyrtuar kërkesën e KEDS-it, si dhe përmbushjen e kushteve për hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm. Në rast se ZRRE-ja vlerëson se janë përmbushur këto kushte do të njoftojë operatorët dhe publikun me kohë”, thuhet nga ZRRE, transmeton Koha.net.

Nëpërmjet kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave, KEDS-i po kërkon që rritja prej 7 për qind të jetë deri në fund të marsit, kur bëhet shqyrtimi i rregullt tarifor.

Rritja e mundshme e çmimit të energjisë ka alarmuar qytetarët, të cilët thonë se do të kenë vështirësi për t’i përballuar rritjet e vazhdueshme të çmimeve.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *