Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar të mërkurën për sanskione të vendosura ndaj udhëheqësit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik.
“Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.
Siç transmeton VOA, njoftimi thekson se Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfeteve, dhe formave të tjera të korrupsionit.
“Aktivitetet destabilizuese korruptive të Milorad Dodikut dhe përpjekjet për të zhbërë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe të gjithë rajonit,” tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson.
Veprimi i sotëm, sipas Departamentit të Shtetit, bazohet në angazhimin e Administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të promovuar vënien para përgjegjësisë të atyre që ndër të tjera, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve të paqes.
Lexo më shumë këtu