Misionit të NATO-s në Kosovë i duhet ende kohë për të zhbllokuar rrugët në pjesën veriore të Kosovës të cilat janë bërë të paqarkullueshme nga barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Për të dhjetën ditë me radhë, rrugët që dërgojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë janë të bllokuara.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i të hënën nuk ka dhënë përgjigje se edhe për sa kohë nuk do të intervenojë në largimin e tyre, e mundësimin e lëvizjes së lirë, në këtë pjesë të vendit, transmeton KOHA.

Por kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se KFOR-i ka kërkuar kohë shtesë.

Pa dhënë përgjigje definitive se kur do të ndodhë, Kurti ka paralajmëruar largimin e tyre.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensive me KFOR-in dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni, ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në bandat kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *