Barduani e Osmani kanë shkëmbyer mendime edhe për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Enrico Barduani, të mërkurën ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas një komunikate për media e lëshuar nga KFOR-i gjatë takimit komandanti italian ka nënvizuar “rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt” në dobi të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.

“Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneralmajor Barduani përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për një Kosovë paqësore dhe stabile”, thuhet në komunikatë.Gjatë takimit, siç potencohet në komunikatë, Barduani, ka potencuar edhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ku përfshihet mbështetja për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.(Albanian Post)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *