Komisioni Evropian ka njoftuar të hënën se ka vendosur që të pezulloj të gjitha fondet për palestinezët dhe se do të rishikonte të gjithë ndihmën për zhvillim.

“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit ndaj Izraelit dhe njerëzve të tij është një pikë kthese”, shkroi në rrjete sociale Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi. “Nuk mund të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Gjermania dhe Austria thanë të hënën se po e pezullonin ndihmën dypalëshe për zhvillim për palestinezët, ndërkohë që vendet e tjera, si Italia, thanë se nuk po diskutohet aktualisht për një gjë të tillë, transmeton VOA.

Zoti Varhelyi tha se propozimet e reja buxhetore për ndihmë palestinezëve po ashtu janë shtyrë për një afat të pacaktuar kohor. “Tani duhet të shohim themelet e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës”, tha ai.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim urgjent të martën për të diskutuar situatën, përfshirë edhe rishikimin e disa aspekteve të ndihmës për zhvillimin, thanë të hënën zyrtarët. Ndihma në total e BE-së për palestinezët në buxhetin e vitit 2022 ishte 296 milionë euro.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *