Komuna e Prishtinës ka themeluar gjatë javës Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave të Kryeqytetit, duke e arritur kështu numrin 17 të gjithsej drejtorive.

Ky numër i drejtorive në institucionin kryesor të kryeqytetit kalon numrin e ministrive (15) që ka Qeveria aktuale e Kosovës.

Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka themeluar Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave të Kryeqytetit, ndonëse në kompetencë ka vetëm shërbimin shëndetësor urgjent, pasi që zjarrfikësit dhe policia bien në kompetencë të nivelit qendror, transmeton KOHA.

Duke e prezantuar planin e funksionimit të drejtorisë së re, Rama ka bërë të ditur se në përgjegjësi të saj do të jetë edhe përgatitja e themelimit të policisë së kryeqytetit.

“Disa nga përgjegjësitë e Drejtorisë janë: Drejtoria përgatitet për themelimin e policisë së kryeqytetit në harmoni me ligjin për kryeqytetin, përkujdeset për aspektin e sigurisë në aspektin rural dhe urban të kryeqytetit, identifikimin dhe ofrimin e sigurisë, si dhe koordinim në aspektin lokal, themelon njësi të veçanta bazuar në nevojat e kryeqytetit, koordinimin me agjencinë për menaxhimin e emergjencave, e kështu me radhë”, ka theksuar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *