Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë disa hapësira të cilat janë dezinfektuar dhe mund të përdoren në rast se numri i të infektuarve nga koronavirusi rritet gjatë ditëve në vazhdim.
“Tani e kemi pakon ekonomike që i kemi lirua bizneset prej taksave të ndryshme, do të fillojmë një program të granteve do të vazhdojmë edhe me tutje. Jemi duke u përgatitur edhe për me të keqën. Nëse ka nevojë për shtretër i kemi dezinfektuat disa hapësira për të qenë gati nëse na vjen kërkesa që nuk ka më shtretër QKUK.” ka thënë Ahmeti për Ekonomia Online.
Ai ka shtuar: “Ne jemi duke u përgatit sepse mund të vjen situata duke e parë atë që ka ndodhur në shtetet tjera. Jemi gati por nuk e di se çfarë na pret. Nëse bëhet krizë më e madhe do të vazhdojmë me masa tjera.”
I pari i kryeqytetit theksoi se do të vazhdojë me masat për mbajtjen e Prishtinës të pastër në parandalimin e virusit.