Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë shënuar dy rastet e para të të prekurve me virusin Covid-19 në Kosovë.
Një e prekur është 20-vjeçare shtetase e Italisë, derisa tjetri person i infektuar është një 77-vjeçar shtetas kosovar.
Përmes një konference të jashtëzakonshme, gjatë ditës së premte, Vitia së bashku me Kryeministrin Albin Kurti kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes por të mos përfshihen nga paniku.
Siç raporton Koha.net, Kurti tha se pavarësisht dy rasteve pozitive me koronavirus, duhet ruajtur qetësinë. Ai shtoi se vendi po e shqyrton mundsinë e mbylljes së kufijve, ndonëse kjo do të ndodhë pjesërisht.