Një anëtar i komitetit ekzekutiv të Uefa-s ka thënë se koronavirusi mund të ketë ndikim mbi futbollin ndërkombëtar për “dy ose tri vite”.
Lars-Christer Olsson, president i Ligave Evropiane, tha se duhet të presim dhe të shohim për të vepruar ndaj ndërprerjeve që janë shkaktuar nga pandemia.
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Ligës së Evropës shpresohet se mund të përfundojnë gjatë muajit gusht.
Një vendim pritet të merret në fund të muajit maj.
Kur është pyetur në Soccerex, se sa mendon që koronavirusi do të afektojë kalendarin e futbollit ndërkombëtar, Olsson tha:
“Mendoj se dy ose tri vite.”