Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se gjatë këtij viti Kosova do të aplikoj për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për televizionin zviceran Blick, Kurti tha se shpreson që gjatë vitit pesë shtetet e BE-së që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bëjnë hapin e madh drejt njohjes.
“Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s”, ka thënë Kurti, transmeton Klan Kosova.
“Ne jemi në kontakt me shtetet mosnjohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. E edhe Qipro që është pjesë e Bashkimit Europian por jo edhe e NATO-s”, ka deklaruar kryeministri.
“Shpresoj që këtë vit këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohet shumicës së vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s”.