Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar tri marrëveshje të reja bashkëpunimi.

Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë, ministrat përkatës kanë nënshkruar marrëveshjet në fushën e energjisë dhe atë të arsimit, si dhe një protokoll teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha paraprakisht në mbledhjen e përbashkët se ato do të zbatohen nga janari 2025.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume gjatë 15 vjetëve që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Marrëveshjet, Kurti tha se “na kanë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin”, por shtoi se “ajo ku duhet të theksojmë më shumë, është zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë”.(gazetaexpress.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *