Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar të hënën 19 marrëveshje dhe memorandume ndërqeveritare për fusha të ndryshme.
Mbledhja e së hënës mes dy qeverive ishte takimi i tetë i tillë.
Në takim, palët janë pajtuar për të punuar drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve, më pas për të krijuar një platformë të përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dyja vendeve, transmeton REL.
Në sektorin e arsimit është arritur marrëveshje për mundësi konkurrimi dhe vijim të studimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për besim të ndërsjellë social.
“Vendet tona nuk i bën bashkë interesi, por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë. Aq sa na bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë”, ka thënë Kurti.
Lexo më shumë këtu