Marrëveshja “kompakt” me vlerë 236.7 milionë dollarë është finalizuar nga Qeveria e Kosovës me Koporatën Amerikane Sfidat e Mijëvjeqarit.
Ky program ka dy projekte dhe njëri ka qëllim pavarësimin energjetik të Kosovës, ka thënë Ministrja kosovare e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Është projekt mjaft inovativ i cili sheh drejt së ardhmes e cila do të ketë në njërën anë pavarësimin energjitik dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin tonë energjitik, pjesë në të cilën momentalisht po çalojmë, mirëpo këtë synojmë ta ndryshojmë me strategjinë e re”, ka thënë Rizvanolli për VOA.
Ministrja Rizvanolli tha se projekti tjetër brenda programit ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore për t’u përshtatur me nevojat e një tregu dinamik dhe inovativ, si edhe përfaqësimin më të mire të grave në sektorin e energjisë.
Lexo më shumë këtu