Për herë të parë Kosova ka marrë të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, mbajti fjalimin dhe e vlerësoi këtë si një moment historik.

“Sot është një moment tjetër me peshë historike për Republikën e Kosovës, për vendin tonë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Bogujevci.

Duke iu drejtuar deputetëve ukrainas, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së tha se populli i Ukrainës është në mendjen, zemrën dhe në lutjet e kosovarëve.

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë po kaloni. Unë vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës në Kosovë. Do të jemi gjithmonë me ju në këtë luftë. Shpresojmë që së shpejti kjo luftë e tmerrshme të marrë fund dhe drejtësia të triumfojë. Lavdi Ukrainës”, është shprehur Bogujevci, transmeton KOHA.

Përveç Bogujevcit, delegacioni i Kosovës në Këshillin e Evropës u përbë edh enga deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *