Kosova është larguar nga lista e vendeve të rrezikuara nga koronavirusi, tregon njoftimi i fundit publikuar nga Instituti Robert Koch.

Në listen e publikuar të dielën tregohet se si vende te rrezikuara më nuk janë Kosova, Iraku, Honduras dhe Kenia.

Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori, transmeton Top Channel.

Gjendja në Bullgari dhe Kroaci është rënduar shumë së fundi. Incidenca e infektimeve në 100.000 banorë brenda një javë në Kroaci është aktualisht 402, ndërsa në Bullgari 412 të infetkaur në 100.000 banorë.

Pas njoftimin të fundit, tani udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *