Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të mos vazhdoj procedurat drejt gjobitjes së vozitësve të makinave me targa të paligjshme serbe.

Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk duhet të nis me gjobitjen e shoferëve që vozisin makina me targa të tilla. Ai gjithashtu tha se duhet të ofrohet “një propozim për Asociacionin”.

I pyetur nëse ka patur ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës ndaj këtyre këresave të SHBA-se, Hovenier tha:

“Mendoj se ju e dini, ashtu sikurse unë, se si po u përgjigjet Qeveria kërkesave aktualisht. Por, unë jam diplomat, dhe kjo do të thotë se unë gjithmonë kërkoj rrugë pozitive përpara. Më duhet të besoj se mund të gjejmë një rrugë të përbashkët përpara, që është në interes të të gjithëve dhe në interes të paqes dhe sigurisë”.

Ai tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Qeverinë e Kosovës, por shtoi se “nuk mund të konfirmoj se Qeveria ka ndërmarrë veprimet që ia kemi kërkuar”, transmeton REL.

I pyetur se si i komenton shkrimet e disa mediave se ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, i është refuzuar viza për një vizitë zyrtare në SHBA, Hovenier tha se “nuk sheh ndonjë rrethanë” për diçka të tillë.

Megjithatë, shtoi ai, Kosova tani “është në krizë”.

“Jemi shumë të fokusuar në këtë krizë. Ne besojmë se kjo Qeveri është shumë e fokusuar në këtë krizë. Dhe kështu, kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në SHBA për takime zyrtare, marrë parasysh krizat që duhet të trajtohen këtu. Këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në Qeveri”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan, gjithashtu, tha se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me komunitetin serb, duke shfaqur shpresën se përfaqësuesit e tij do të kthehen në institucionet e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *