Një 21 vjçar ekstradohet nga Kosova nën akuzën për vrasjen e dy personave në Britani të Madhe.

21-vjeçari kosovar, Lorik Lupqi, u akuzua për vrasjen e 15-vjeçarit, Leonardo Reid dhe 23-vjeçarit, Klevi Shekaj, i cili vdiq pasi u godit me thikë në zonën e rrugës Elthorne në Britani më 29 qershor 2023.

Ai akuzohet gjithashtu për tentim vrasje të një personi tjetër të plagosur në të njëjtin incident dhe paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Willesden, thonë autoritetet britanike, transmeton Klankosova.tv.

Lupqi u ekstradua nga Kosova pasi detektivët punuan me autoritetet kosovare, Agjencinë Kombëtare të Krimit [NCA] dhe Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës [CPS] për të koordinuar kthimin e tij.

Katër persona janë akuzuar tashmë në kuadër të këtij hetimi. Që të katër janë aktualisht në paraburgim.

Vërejtje:Personi i përmendur në këtë artikull, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. (klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *