Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për mosarritjen e një marrëveshjeje për targat e veturave gjatë takimit të fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi evropian Peter Stano ka deklaruar se vazhdon të jetë në fuqi marrëveshja e kaluar.

Pasi nuk ka një marrëveshje për zgjidhje të përhershme, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë të jetë në fuqi”, ka thënë Stano, transmeton REL.

Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian, në cilësinë e lehtësuesit të dialogut, fton kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen përsëri në ditët në vijim në Bruksel që të pajtohen për rrugën përpara dhe të gjejnë një zgjidhje.

Duke iu referuar takimit të fundit të kryenegociatorëve, që u zhvillua të enjten në Bruksel, Stano ka thënë se në atë takim u diskutuan edhe çështje tjera aktuale, përfshirë edhe zbatimi e marrëveshjeve të arritura më parë në dialog, si dhe përgatitja e terrenit për takimin e ardhshëm në nivel të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *