Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë duke bërë gabim të rëndë duke mos u dërguar “të njëjtat mesazhe të forta” Kosovës dhe Serbisë, thotë Profesori amerikan Daniel Serwer.

“Jam i sigurt se Kryeministri [Kurti] është në dijeni të shqetësimeve amerikane. Jam i sigurt se edhe Presidenti Vuçiq po ashtu, por Uashingtoni dhe Brukseli nuk po i dërgojnë Beogradit të njëjtat mesazhe të forta që po i dërgojnë Prishtinës. Ky është një gabim i rëndë”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.

Serwer ka thënë se mund të pajtohet me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por thotë se nuk e di dikë që mund të detyrojë Kurtin e Vuçiqin për të marrë pjesë në një samit të tillë dhe për t’i mbajtur ata aty deri në arritjen e një marrëveshje.

Profesori amerikan thotë se përveç kësaj, Vuçiq e ka bërë të qartë se s’ka rëndësi për çfarë ai pajtohet, meqë është i përgatitur t’i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi.

“Washingtoni dhe Brukseli as që ankohen kur ai e bën këtë”, ka thënë Serwer.

Serwer thënë se është e qartë që aktualisht s’ka një marrëveshje për “normalizim”, aq më pak për njohje reciproke.

Lexo më shumë këtu

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *