Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.“Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.“Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Krasniqi. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *