Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të së dielës kanë votuar 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Kjo dalje e votuesve është e afërt me atë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 kur kishin votuar 43.5 për qind.
KQZ njoftoi se mbi 776 mijë qytetarë votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës, transmeton REL.
Rezultatet preliminare pritet të publikohen gjatë mbrëmjes së dielë.