Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot dy familje serbe në Shtërpcë me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka uruar këtë festë.
“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen orthodokse. Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja!”.(gazetaexpress.com)
