Nga 1 janari, Kroacia kaloi nga monedha e saj Kuna në përdorimin e Euros dhe u bë pjesë e qarkullimit pa viza në zonën Shengen të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kroacia u bë shteti i 27-të që hyri në zonën e udhëtimit pa pasaporta, Shengen, zonë që mundëson lëvizjen e lirë mes shteteve anëtare të mbi 400 milionë banorëve.

Ekspertët thanë përdorimi i euros do t’i ndihmojë Kroacisë që të ruajë ekonominë në kohën kur inflacioni është rritur në mbarë botën pas pushtimit rus të Ukrainës, që ka rritur çmimet e ushqimit dhe karburanteve.

Por, kroatët kanë ndjenja të përziera kalimit në euro. Përderisa ata mirëpresin futjen në zonën Shengen, shumë të tjerë janë të shqetësuar se kalimi në euro do të çojë në rritje të çmimeve.

“Do të qajmë për kunën tonë, çmimet do të rriten”, tha për AFP-në, Drazen Golemac, një pensionist nga Zagrebi, transmeton REL.

Megjithatë, përdorimi i euros veçse është i përhapur në Kroaci, teksa rreth 80 për qind e depozitave bankare janë në euro.

Zyrtarët kanë mbrojtur vendimin që t’i bashkohen Eurozonës dhe Shengenit, me kryeministrin kroat, Andrej Pllenkoviq, që tha më herët gjatë kësaj jave se këto janë “dy qëllime strategjike për integrim më të thellë evropian”.

Kroacia u bë shteti i 27-të që hyri në zonën e udhëtimit pa pasaporta, Shengen, zonë që mundëson lëvizjen e lirë mes shteteve anëtare të mbi 400 milionë banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *