“Gjermania të anulon përfundimisht ndërtimin e tubacionit të gazit Nord Stream 2 sepse në këtë mënyrë vetëm po i mundësojmë përfitime të reja financiare Rusisë, të cilat Putini po i shfrytëzon për të grumbulluar edhe më shumë armatim,” ka deklaruar kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
Siç raporton gazeta Bild, kryeministri polak këtë thirrje përpos kancelares në largim Angela Merkel, ia ka drejtuar edhe kryetarit të Social–Demokratëve, Olaf Sholc, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Gjermanisë.
Pas eskalimit të krizës së refugjatëve në kufirin Poloni–Bjellorusi dhe shtimit të forcave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, bordi rregullativ gjerman ka pezulluar procesin e licencimit të tubacionit të gazit Nord Stream 2, një projekt i përbashkët ruso–gjerman, me lidhje direkte nëpër hapësirën e Detit Baltik pa pasur nevoj të kaloj nëpër Poloni apo Ukrainë.